Janë zhvilluar edhe dy ndeshjet në kuadër të javë së 21 në Superligën e Kosovës.
Llapi dhe Hajvalia ndanë pikët, kurse Liria arriti të marr pikët e plota kundër skuadrës nga Gjilani, Drita, raporton Koha.net.
Rezultati përfundimtar i takimit Llapi-Hajvalia ishte 1 me 1, dhe të dy golat u shënuan në fund të takimit.
Së pari vendasit kaluan në epërsi përmes Dragushës, i cili shënoi në minutën e 80, ndërsa pas pesë minutave lojë ekipi nga kryeqyteti barazoi shifrat përmes Pacollit.
Në takimin tjetër Liria arriti të marr pikët e plota falë golit të shënuar nga Memaj në minutën e 85 të takimit.
Nesër do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Trepçës ’89.
Pas ndeshjeve të sotme kjo është renditja në tabelën e klasifikimit në Superligë.
Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut