Trajneri italian, Marcelo Lippi, beson te Juventusi. Ai e njeh Juventusin, e di se çfarë do të thotë për të fituar.
Ai beson se torinezët do t’ia dalin mbanë edhe ndaj skuadrës së Monacos. Psikologjikisht, veç të tjerave, ekipi i Allegrit e di si të luajë në një gjysmëfinale të Champions League në futboll. “Juventusi është rritur aq shumë nëpër ndeshjet kundër ekipeve të mëdha. Epërsia në Itali është shumë e padiskutueshme tani. Në Torino ekziston një vetëdije për mundësitë reale të këtij Juventusi. Aty nuk bëhet kurrë gabimi për ta nënvlerësuar kundërshtarin”, tha Lippi.
“Monaco, e udhëhequr nga Mbappe dhe Falcao ka provuar të jetë një ekip i mirë. Skuadra franceze ka një grimë problemesh në mbrojtje, por Juventusi nuk e bën kurrë gabimin që të nënvlerësojë. Kurora e trefishtë? Një fjalë, që shumë tifozë të Juventusit duan ta shqiptojnë me forcë në këto kohë. Tripleta është në mundësitë e Juventusit, pa mendjemadhësi. Në futboll nuk bëni llogaritje, por ju duhet të përpiqeni për të fituar gjithçka. Juventusi e ka ende këtë mundësi, si askush tjetër më në Europë”, ka thënë Lippi.
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...