Lionel Messi ka vendosur një rekord të ri në La Liga mbrëmjen e sotme (e shtunë).
Superylli argjentinas ka realizuar dy gola brenda vetëm pesë minutave në ndeshjen e Barcelonës si nikoqir kundër Leganes në Camp Nou, shkruan portali arbresh.info.

Goli i parë i realizuar nga sulmuesi 30-vjeçar në minutën e 26′ ishte shënuar nga gjuajtja e lirë nga një distancë prej 25 metrave. Por, argjentinasi dyfishoi epërsinë e “Blugranëve” duke realizuar nga afërsia vetëm pesë minutave më vonë.
Sidoqoftë, Lionel Messi u bë lojtari i parë që nga Ronaldinho në sezonin 2006/07 që ka shënuar gjashtë gola nga goditjet e lira në La Liga këtë sezon.
Messi ka shënuar 26 gola gjithsej nga 29 paraqitje këtë sezon në kampionatin spanjoll./arbresh.info/
https://twitter.com/Messi_TheGoat/status/982698055265906688
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit