Lionel Messi ka regjistruar një rekord të ri mbrëmjen e sotme në UEFA Ligë të Kampionëve.
Superylli i Barcelonës qëndron në krye të listës së golashënuesve në kompeticionin më të madh evropian në fazë të grupeve, shkruan portali arbresh.info.
Me golin e realizuar nga gjuajtja e lirë në minutën e 31′ të ndeshjes mes gjigantit katalunas dhe skuadrës holandeze PSV mbrëmjen e sotme (e martë), Messi tani është pjesë e historisë.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë tani ka më shumë gola se çdo lojtar tjetër në histori të këtij kompeticioni (61 gola), një më shumë se Cristiano Ronaldo (60 gola).
Edhe pse Ronaldo tashmë ka kaluar në Serie A, rivaliteti mes tyre është duke vazhduar pasi portugezi pritet të realizoj në takimin nesër ndaj rivalit të tij të preferuar – Valencias./arbresh.info/
A do shënoj nesër Cristiano Ronaldo? ?
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse