Largimi i brazilianit Nejmar nga Barcelona drejt PSG-së për shumën rekord prej 222 milionë eurosh është padyshim çështja e momentit në gjithë botën e sportit.
Nisja e një aventure të re nga ana e tij ende është e pabesueshme për shumë tifozë, sidomos të Barcelonës, por dyshimet për këtë i ka hedhur poshtë edhe vetë ylli i skuadrës katalanase, Lionel Mesi. Me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram, argjentinasi është përshëndetur me ish-partnerin e tij në sulmin e Barcelonës.
“Ishte një kënaqësi e madhe të ndaja gjithë këto vite me ty miku im. Të usoj shumë fat në këtë hap të ri të jetës tënde. Shihemi”, shkruan Mesi në përshkrimin që shoqëron një video me kujtime të të dyve gjatë viteve te Barcelona.
https://www.instagram.com/p/BXSt62SFYWj/?taken-by=leomessi
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...