Drejtori i Barcelonës, Pancho Schroder ka pranuar se Lionel Messi mund të rrëmbehet nga ndonjë rival.
Superylli argjentinas ka një klauzolë të blerjes prej 700 milionë euro, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, gjiganti katalunas tashmë është tronditur nga Paris Saint Germaini që financohet nga ‘Qatar Sports Investments’.
Ata kanë shpenzuar një shumë madhështore prej 222 milionë euro për nënshkrimin me superyllin Neymar gjatë verës. Schroder, i cili është drejtori financiar dhe strategjik i Barçës, thekson që klauzolat nuk shfaqin më problem për klubet me xhepa të mëdhenj.
“Ne i kemi vendosur një klauzolë që ne mendojmë se është e mjaftueshme për të pensionuar Messin në Barcelonë”, ka thënë Schroder për ‘Sky Sports’. “Por, derisa e them këtë, ne kemi menduar edhe vitin e kaluar që klauzola e vendosur për Neymarin ishte e mirë mjaftueshme për të mbajtur një lojtar dhe kjo tregoi verën e kaluar që nuk është ashtu”
“Duke shikuar në të ardhmen, mendoj se është e vështirë”
Pavarësisht të qenurit 30 vjeçar, Messi është duke vazhduar me standardin e tij edhe këtë sezon pasi deri tani ka realizuar 27 gola./arbresh.info/
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...
Pritet të nisë protesta e tretë kombëtare e PD, mbi 1300 efe...
“Vendim i turpshëm”, Trump reagon pasi Gjykata Supreme rrëzo...
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...