Ylli i Barcelonës, Lionel Messi raportohet se nuk e ka lënë për shumë vonë rikthimin te klubi i tij i fëmijërisë Newell’s Old Boys.
Reprezentuesi argjentinas ka nisur karrierën e tij te skuadra me bazë në Rosario para se të transferohej te Barcelona në vitin 2001, transmeton portali arbresh.info. Por, ai është këshilluar të rikthehet në të ardhmen te ish klubi i tij kur mendon që koha në Camp Nou ka përfunduar.
Messi ka ngjallur gjithashtu interesim te klubet nga Super Liga e Kinës dhe MLS para se të dorëzohet dhe të lë pas atletet. Megjithatë, duket se nuk do t’i jap shpresa këtyre ligave pasi ka vendosur për rikthim në Newell derisa është ende në gjendje të luaj.

Bazuar në gazetën spanjolle ‘Don Balon’, Messi ka ëndërruar gjithmonë për të luajtur në Newell dhe thuhet se do të kaloj aty derisa mund të shfaq ende formën më të mirë që tashmë e ka treguar gjatë ditëve të tij në Barcelonë.
Si rezultat i kësaj, Messi nuk ka ndërmend klubet që ofrojnë para të mëdha si në Kinë apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sidoqoftë, ylli nuk e ka për nxitim gjithashtu largimin nga Barcelona dhe dëshiron të vazhdoj qëndrimin në Spanjë derisa ata të mos jenë më të varur nga ai.
Messi ka shënuar 26 gola brenda këtij sezoni në të gjitha kompeticionet./arbresh.info/
Tre persona përfunduan në QKUK – çka thuhet në raportin e po...
Dosja “Epstein”, reagon presidenti Donald Trump pas dokument...
“Më jep vetëm një mundësi”, Mateo i organizon surprizë roman...
Limi flet se “çfarë do ketë” me Albën pas Big Brother VIP Ko...
Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë ng...
Flick i lumtur me fitoren, por ka disa kritika për futbollis...