Autobusi i skuadrës së Barcelonës u largua nga stadiumi Anfield pa sulmuesin Lionel Messi mbrëmjen e kaluar.
El Chiringuito raporton se autobusi i skuadrës së Barcelonës u largua pa superyllin e gjigantit katalunas, transmeton portali arbresh.info.
Por gjërat nuk janë ashtu siç duket për shkak se Messi është mbajtur në stadium për të kryer testet anti-doping dhe prandaj ka bërë marrëveshje alternative për t’iu bashkuar më vonë bashkëlojtarëve të tij.
Autobusi i Barcelonës u largua për në aeroport derisa Messi ishte ende në Anfield duke pritur që testuesit të merrnin një mostër.
Pas mbrëmjes magjike në Anfeild, Barcelona nuk ishte në disponim të mirë dhe andaj zgjodhi menjëherë largimin.
Messi refuzoi të flas për media derisa skuadra e tij u trondit nga Liverpooli në Anfield./arbresh.info/
Simeone: Barcelona është një nga ekipet që luan futbollin më...
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi pla...
Irani devijon anijet në Hormuz për shkak të rrezikut nga min...
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, në rend dite interpelanca...
Dita e Kushtetutës, Rama: Themel i shtetit dhe garanci për t...
Thiery Henry kritikon gjyqtarin e ndeshjes Atletico – ...