Lionel Messi ka luajtur me Chelsean e Premierë Ligës në FIFA.
Kështu thotë ylli i Argjentinës, Pablo Zabaleta, i cili ka luajtur PlayStation kundër yllit të Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
Zabaleta, i cili ishte duke luajtur për rivalin lokal Espanyol në atë kohë, ka bërë një zbulim tronditës derisa po shikonte superyllin e vogël duke drejtuar vendin e tij në fazat grupore të Kampionatit Botëror në Rusi.
Mbrojtësi i West Ham United ka thënë për ‘BBC’:
“Unë kam qenë një lojtar më i mirë në PlayStation sesa Messi. Ai luante shumë me Chelsean”
“Kur kam jetuar në qytetin e Barcelonës, ai ishte 30 minuta larg nga unë. Ne luanim këtë lojë në internet”
Kjo mund të jetë diçka tronditëse për shumë tifozë pasi Messi ka thënë në të kaluarën se nuk i pëlqen “Blutë”./arbresh.info/
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt
KPK mban takimin e parë të vitit, por s’ka vendimmarrje
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...