Lionel Messi raportohet se dëshiron që Barcelona të nënshkruaj me tre yje e Manchester United.
Superylli argjentinas ka kërkuar nga gjiganti katalunas të transferoj yjet si Ander Herrera, Juan Mata dhe Daley Bilnd gjatë verës së ardhshme, transmeton portali arbresh.info.
Messi ka luajtur një rol të rëndësishëm në skuadrën e Barcelonës duke siguruar 14 pikë të pastra para Real Madridit në krye të tabelës në La Liga.
Ai nuk dëshiron të ndalet hovi i tyre përpara në mënyrë që të vazhdojnë dominimin në futbollin spanjoll.
Gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ thotë se Lionel Messi është duke kërkuar nënshkrimin me Herreran, Matan dhe Bilnd menjëherë pas skadimit të kontratave të tyre në Manchester United.
Mesut Ozili i Arsenalit dhe Leon Goretzka i Schalkes janë gjithashtu në listën e lojtarëve të kërkuar për transferim nga Lionel Messi./arbresh.info/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja