Lionel Messi ka kërkuar nga zyrtarët e Barcelonës gjatë një dreke që të shtrojnë kërkesë për transferimin e yllit të Real Madridit, Marco Asensio.
Real Madridi ka pasur probleme të shumta këtë sezon në La Liga, megjithëse ata arritën të realizojnë fitore në ndeshjen e kaluar duke fituar me rezultat 4 me 1 ndaj Valencias për të shuar pak presionin e madh ndaj trajnerit francez Zinedine Zidanes, transmeton portali arbresh.info.
Marco Asensio vlerësohet si njëri nga lojtarët me të ardhme të ndritur në futbollin spanjoll. Por, derisa ‘Los Blancos’ janë duke pasur probleme në ligë, 22-vjeçari nuk ka arritur të ketë ndikim në skuadër.
Superylli argjentinas i ka thënë drejtorëve të klubit të reagojnë dhe të shtrojnë një ofertë për mesfushorin ngazëllues. Megjithatë, Lionel Messi ka një tjetër qëllim të dytë më këtë reagim.
https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/314047852449856/
Sipas një raporti nga ‘Don Balon’, legjenda në Camp Nou dëshiron t’i hakmerret Real Madridit për kërkesat e tyre të vazhdueshme në transferimin e Neymarit. Reprezentuesi brazilian u largua gjatë verës nga klubi katalunas për transferim në Paris Saint Germain, por vazhdon të jetë ende një mik i mirë me superyllin Lionel Messi.
Ai nuk është i impresionuar me interesimin nga Real Madridi të shfaqur për Neymarin, por dëshiron të shqetësojë hierarkinë në Bernabeu me një ofertë për Asension.
Marco Asensio është duke u kërkuar gjithashtu për transferim nga një numër i madh klubesh në Premierë Ligë. Chelsea dhe Manchester United besohet se disa nga klubet që janë duke kërkuar shërbimet e tij.
Qysh nga debutimi i tij në Real Madridi, ai ka bërë 69 paraqitje dhe ka shënuar 18 gola./arbresh.info/
‘Shqiponjat’ nisen drejt Varshavës, synim i vetë...
Të shtëna me armë në një shkollë në Meksikë, 15-vjeçari vret...
Policia e Shqipërisë arreston 3 shtetas të Kosovës të shpall...
“Është ekip i talentuar nga Ballkani, me elemente të mentali...
Dëm mbi 18 mijë euro, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për keqp...
Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i Shqipërisë