Sipas raporteve të fundit, Lionel Messi ka kërkuar nga Barcelona transferimin e anësorit Mohamed Salah të Liverpoolit.
Klubi katalunas si dhe rivali i tyre në La Liga – Real Madridi thuhet se janë duke vëzhguar situatën e 25-vjeçarit, transmeton portali arbresh.info.
Por, sipas një raporti të fundit nga gazeta spanjolle ‘Don Balon’, e cila njihet për pretendimet e tyre të çuditshme rreth transferimeve, Messi kërkon transferimin e Salahs në Camp Nou.
Ata theksojnë që ylli argjentinas ka kërkuar nga drejtorët e klubit të nënshkruajnë me superyllin e “Redsave” gjatë merkatos verore.
Salah është duke shijuar një sezon sensacional te klubi në Anfield dhe ka realizuar 40 gola brenda të gjitha kompeticonve./arbresh.info/

Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...