Google ADS

Lionel Messi futet në histori të Copa America pas ndeshjes me Kanadanë

12:23 | 21 Qershor 2024
E.K

Lionel Messi e pranoi rreth një javë më parë se do të ndihej i lumtur nëse arrin ta bëjë historinë në Copa America dhe duhet të njihet nga të gjithë.

Messi nuk shkon pas rekordeve, ato e ndjekin atë. Ai ka bërë histori në aspektin individual dhe atë kolektiv në këtë garë.

Ai e nisi nga minuta e parë në ndeshjen hapëse ndaj Kanadës dhe me këtë ai u bë lojtari me më së shumti paraqitje në këtë garë, e cila ka ekzistuar që 108 vite.

Me këtë ndeshje ai numëron 35 paraqitje në Copa America, duke tejkaluar portierin kilian Sergio Livingstone, i cili e mbante rekordin me 34 ndeshje që nga viti 1953.

Messi mund të vendosë më shumë rekorde në aspektin individual dhe ekipor

Ani pse është e komplikuar, Messi gjithashtu mund të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të kësaj gare.

Momentalisht ai ka 13 gola të shënuar në gjashtë edicione që ka marrë pjesë. Golashënuesit më të mirë në Copa America kanë 17 gola dhe Messi padyshim mund ta arrijë këtë shifër.

Ai do synojë që ta barazojë rekordin e Tucho Mendez i cili ka luajtur në vitin 1940 dhe brazilianit Zizinho, aktiv mes viteve 1940 dhe 1950. Është e vështirë, por jo e pamundur./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme