Lionel Messi ka vendosur për të ftuar të gjithë bashkëlojtarët aktual të Barcelonës në dasmën e tij me Antonella Roccuzzon vonë gjatë këtij muaji.
Messi do të martohet në vendlindjen e tij në Rosario të Argjentinës më 30 qershor, transmeton portali arbresh.info. Ai ka vendosur gjithashtu për të ftuar ish bashkëklojtarin e tij dhe shokun e tij të ngushtë Xavin, me të cilën ka luajtur te Barcelona për mbi një dekadë.
Ish partneri i Xavit në mesfushë, Andres Iniesta, ishte ftuar gjithashtu por nuk pritet të jetë i pranishëm.

Messi ka vendosur të bëjë atë që bëri edhe Xavi kur u martua me Nuria Cunilleran duke mos ftuar anëtarët e bordit të klubit në dasmën e tij.
Mësohet se ky vendim është marrë për të shmangur çdo konflikt të mundshëm ndërmjet ish presidentëve të Barcelonës, Joan Laporta dhe Sandro Rosell.
Po ashtu, ylli i Barcelonës ka kërkuar nga të ftuarit që të mos sjellin dhurata në dasëm dhe në vend të kësaj të dhurojnë donacion te fondacioni i tij./arbresh.info
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...