Argjentina ka kaluar në epërsi ndaj Kombëtares së Australisë, me golin e Lionel Messit
Tashmë rezultati është 1:0 për argjentinasit, të cilët janë duke dominuar ndeshjen e dytë të fazës eliminuese në Kampionatin Botëror 2022.
Goli i tretë në Katar nga Messi u shënua në minutën e 35-të, pavarësisht hapësirës së ngushtë, ai gjeti hapësirën e duhur për të goditur në rrjetën e Australisë.
Messi ka shënuar tetë gola në 22 ndeshje në Kupën e Botës FIFA, duke përfshirë pesë edicione (2006, 2010, 2014, 2018 dhe 2022).
Shifrat e vendosin atë në të njëjtin nivel me të ndjerin Maradona, i cili shënoi tetë gola në 21 ndeshje në Kupën e Botës të futbollit.
Ai tashmë është duke luajtur ndeshjen e 1000-të në karrierë kundër Australisë.
Po ashtu, Messi krijoi pesë raste në fitoren 2-0 të Argjentinës ndaj Polonisë, duke e çuar numrin e tij në 63 në Kupën e Botës në përgjithësi.
Ndërsa, që nga viti 1966, i vetmi lojtar që ka krijuar më shumë shanse në Kupën e Botës është argjentinasi Diego Maradona me 67 shanse.
Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë kundër Holandës të premten.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...