Mesfushori i Manchester United, Jesse Lingard thotë se ata do të sulmojnë skuadrën e Tottenhamit të dielën.
Lingard ka thënë se United do të vazhdojë me përpjekjet e tyre për të sulmuar edhe kundër “Spursve” këtë vikend pas pesë javëve nën udhëheqjen e trajnerit Ole Gunnar Solskjaeri, transmeton portali arbresh.info.
“Do të jetë e vështirë, por me rezultatet që kemi për momentin dhe formën, ne mund të kthehemi në 100 përqindëshin tonë”, ka thënë Lingard për faqen zyrtare të klubit.
“Pra, ne mund të shkojmë aty me qëllim të plotë për të fituar dhe për të marrë tri pikë. Ne kemi disa rezultate shumë të mira radhazi për momentin, prandaj për të vazhduar këtë kundër Tottenhamit dhe për të fituar aty do të ishte perfekte”
“Do të jetë një sfidë ngazëlluese. Sigurisht, si një skuadër e Man United, ne do t’iu argëtojmë dhe të ngrisim njerëzit nga ulëset e tyre, prandaj këtë jemi duke synuar ta bëjmë”
“Ndeshjet kundër Tottenhamit janë gjithmonë ngazëlluese. Ata gjithmonë kanë qenë argëtues dhe prandaj shpresojmë që ne mund të shfaqim performancën tonë”, përfundoi Lingard./arbresh.info/
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...