Pjesa e parë e ndeshjes mes Lincol Red Imps dhe Dritës ka përfunduar me rezultat 0 me 1.
Kampioni i Kosovës është duke udhëhequr me rezultat 0 me 1 në takimin kundër skuadrës nga Gjilbraltari në kuadër të para-kualifikimeve në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Pas vetëm dy minutave lojë në stadiumin “Victoria”, skuadra kosovare gjeti rrjetën duke realizuar golin e avantazhit përmes mbrojtësit Liridon Leci. 33-vjeçari realizoi pas një harkimi nga këndi.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Bekim Jusufi arriti t’i përballet mirë presionit nga kampioni i Gjilbraltarit, por njëkohësisht krijoi një mori shansesh kundër tyre.
Drita kishte dy raste ideale, njëri në minutën e 19′ përmes Victor Kukas që dështoi të realizonte në kundërsulm dhe një tjetër përmes Leutrim Kryeziut katër minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.
Fituesi i këtij takimi siguron një vend në rrethin e parë të kualifikimeve të turneut kryesor në Evropë./arbresh.info/
Shikoni golin nga Leci:
https://www.dailymotion.com/video/x6n5yzn
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...