Prishtina fitoi Superkupën e Kosovës pasi triumfoi ndaj Dritës.
Rezultati përfundimtar i takimit ishte 3-1 me takimin që ishte shumë i zjarrtë dhe emocionues, raporton Gazeta Olle.
Pas ndeshjes, deklaratë për KlanKosova dha edhe kapiteni i Dritës, Ardian Limani.
“Mendoj që ka qenë një ndeshje shumë e mirë dhe me shumë gola, të dyjat shënuam shumë gola ndërsa goli i dytë i tyre nga penalltia e bëri takimin që të futet në pjesën e dytë me rezultat e Prishtinës.
Nuk dua ta mohoj rëndësinë e Kupës pasi është ndeshje e kampionëve, por këtë vit ishte ndryshe. Ishte takimi ynë i parë që erdhëm para disa ditësh dhe nuk kemi pushuar ndonëse sa duhet.
Gjithsesi ky është vetëm një episod pasi shumë shpejtë fillon edhe kampionati dhe do të provojmë që në takimin e Kupës ndaj Prishtinës të bëjmë më mirë”- tha mbrojtësi gjilanas.
Moti sot në Shqipëri
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...