Fatmir Limaj ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Faza e grupeve ka përfunduar në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, ku tashmë janë mësuar edhe çiftet në 16-tën e finales.
Megjithatë, zëvendës-kryeministri i Kosovës, Limaj, e sheh Kupën e Botës teksa i rrëshqet nga duart kombëtareve evropiane dhe nuk beson se dikush nga kontinenti i vjetër do ta fitojë trofeun.
Limaj këto deklarata i ka bërë në emisionin e njohur Dueli Botëror në RTV Dukagjini, i cili udhëhiqet nga Arta Nitaj dhe Fisik Zymi.
“Problemi te Gjermania është se lojtarët e saj janë ngopur. Unë Gjermaninë e shoh të ngopur”, ka thënë fillimisht zëvendës-kryeministri i Kosovës për emisionin Dueli Botërorit në RTV Dukagjini.
“Ka mundur të kualifikohet nga grupet, por të rrëzohet në fazën e ardhshme, pasi janë të ngopur, trajneri dhe lojtarët”.
“Ndoshta ekspertët e dinë më mirë, por unë po e shoh Kupën e Botës duke i rrëshqitur Evropës nga duart. Është duke iu larguar dorës së Evropës”.
“Sa po e shoh në këtë kampionat, ku nuk e kemi Holandën, Italinë, Gjermania iku, as kjo Angli nuk bind, më e mira nga Evropa më duket Suedia, por po e shoh Kupën e Botës duke ikur nga duart e evropianëve”, përfundoi Limaj./telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Dhagysb1aBk
Chelsea – Man City, publikohen formacionet zyrtare
Po kalonte në formë të shkëlqyer, Muslija humb pjesën e mbet...
Drejtori sportiv i Bayernit tregon nëse Gnabry do të jetë ga...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
Trump: SHBA do bllokojë ngushticën e Hormuzit
Publikohet pamje nga dëmtmi i vetullës së Mbappes