Spanja e ka shijuar fitoren e parë në këtë sezon të garave në Ligën e Kombeve.
Kampionët në fuqi të Evropës mundën në udhëtim Zvicrën, me rezultat 1-4, të dielën mbrëma, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të xhiros së dytë të kësaj ligë evropiane.
Joselu (4’), Ruiz (13’ 77’) dhe Torres (80’), shënuan për fitoren e ‘Furisë së Kuqe’, derisa golin e vetëm për skuadrën zvicerane e realizoi Amadouni (41’).
Pas kësaj fitore, Zvicra ka katër pikë në Ligën A Grupi 4, në vendin e dytë, dy me pak se Danimarka e cila sonte mundi Serbinë, kurse, Zvicra është e fundit pa pikë.
Fitoren e parë në këtë sezon të garave, e ka arritur edhe Kroacia e cila para tifozëve të saj mundi Poloninë, me rezultat 1-0, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të xhiros së dytë në Ligën A Grupi 1.
Veterani Modriç shënoi golin e fitores për kroatët të cilët tani kanë tri pikë në pozitën e dytë, tri me pak se Portugalia e cila e sonte me përmbysje mposhti Skocinë (2-1), falë një goli të Fernandes dhe një goli të asi-t portugez, Cristiano Ronaldos./rtk
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...