Ecuria e PSG-së në Ligën e Kampionëve duket se do të përcaktojë të ardhmen e Neymarit në Paris.
“Ylli” brazilian ka pranuar që dëshiron të bëjë histori te PSG dhe se objektivi i tij kryesor është të fitojë Championsin (pasi u rikonfirmua kampion i Ligue 1). Drejtuesit e klubit francez e kanë objektiv kupën me veshë të mëdhenj, pas përforcimeve të bëra këtë sezon. Triumfi ose dështimi në Championsit do të shënojë të ardhmen e Neymarit, por edhe të klubit francez.
Në këtë sens, në Francë ata janë të sigurt se Neymar, i cili e përfundon kontratën e tij në 2022, mund të ruajë marrëdhëniet e tij me PSG nëse fiton në Champions League këtë vit.
Flitet madje edhe për një zgjatje të mundshme të kontratës. Sidoqoftë, dështimi për të fituar Championsin e shtyn drejt largimit e brazilianin. Do të thoshte një dështim i ri për Neymarin dhe klubin francez, i cili gjithashtu do të ishte i detyruar të niste një revolucion të ri.
Prandaj, i gjithë fokusi është në fazën “Final Eight” që do të zhvillohet në gusht në Lisbonë.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...