Lideri i huliganëve të Partizan Belgrades është qëlluar për vdekje para ndeshjes në Evropa Ligë kundër Manchester United.
37-vjeçari Ljubomir Markovic është vrarë në kryeqytetin serb derisa ishte duke qëndruar në rrugë dhe i gjithë incidenti është kapur nga kamerat, transmeton portali arbresh.info.

Në disa pamje të publikuara nga The Mirror, Markovic – i cili thuhet se ishte lider i grupit ‘Alcatraz’ të huliganëve Partizan, dhe një grup i shokëve të tij shihen duke qëndruar para një lokali të vogël afër stadiumit kur një person i me fytyrë të mbuluar me kapelë vrapon para tyre.
Banditi nxjerrë pistoletën dhe hap zjarrin ndaj Markovic, i cili nis të largohet nga vrap.
Banditi vrapon pas tij dhe huligani i Partizanit shihet duke rënë më pas në tokë.
Mediat lokale raportojnë se gjashtë plumba janë shkrepur dhe plumbi i fundit ishte në kokën e Markovic që edhe e vrau atë.

Raporti shton gjithashtu se vrasësi është larguar nga skena me BMW X5 me targa nga qyteti siberian i Sabacit.
Markovic ka lënë prapa gruan e tij dhe dy vajza. Policia është duke hetuar rastin për të gjetur motivet e krimit.
Sulmi vjen para ndeshjes së Partizan Belgrades kundër Manchester United në Old Trafford të enjten./arbresh.info/
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...
Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...