Robert Lewandowski nuk është në shitje dhe nuk do të largohet nga Bayern Munichu këtë verë – konfirmon Goal.
Sulmuesi polak ishte lidhur me një largim nga kampioni gjerman dhe është raportuar se ka kërkuar largimin, kurse bavarezët i kanë vënë çmim prej 130 milionë eurosh.
Megjithatë, sipas Goal, Bayerni nuk do ta shesë Lewan në çfarëdo rrethanash dhe lojtari e ka pranuar situatën dhe nuk do të bëjë presion për t’u larguar.
Futbollisti, i cili i mbush 33 vjet më 21 gusht, kërkohet nga shumë klube evropiane falë aftësisë së madhe golashënuese.
Mirëpo, klubi nga Allianz Arena nuk do ta shesë këtë verë. Sulmuesi ka marrëveshje deri në verën e vitit 2023, ashtu që pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në fund të sezonin 2021/2022. /Telegrafi/
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit
Vdes nxënësi i vogël që ra në lumin e Gadimes
Keijsi përjashtohet me zarf të zi nga shtëpia e Big Brother ...
Shkëmbi 4 km rrëzohet në Sicili, mbi 1,000 persona evakuohen
Zarfi i parë i zi në shtëpi/ Bullizim dhe dhunë psikologjike...