Lewandowski në Chelsea apo Man Utd?

MUNICH, GERMANY - SEPTEMBER 16: Robert Lewandowski of FC Bayern Muenchen looks on during the Bundesliga match between FC Bayern Muenchen and 1. FSV Mainz 05 at Allianz Arena on September 16, 2017 in Munich, Germany. (Photo by Sebastian Widmann/Bongarts/Getty Images)

11:45 | 7 Qershor 2018
Arbresh Info

Chelsea raportohet se është i interesuar për të nënshkruar me sulmuesin Robert Lewandowski, por do të jetë në garë për shërbimet e tij nga rivali në Premierë Ligë – Manchester United.

Kështu raporton gazeta gjermane ‘Bild’, e cila pretendon se dy gjigantët anglezë i janë vënë pas sulmuesit tashmë të vërtetuar të kampionit në Bundesliga, Bayern Munichut, transmeton portali arbresh.info.

Lewandowski dëshiron të largohet nga Bayern Munichu dhe Real Madridi është favorit për të nënshkruar me reprezentuesin polak.

Mirëpo, gazeta e lartpërmendur pretendon se United dhe Chelsea janë dy destinacione të mundshme gjithashtu për sulmuesin.

Bayern Munichu do të kërkojë një shumë madhështore prej 175 milionë funta për të lejuar Lewandowskin që të largohet./arbresh.info/