Ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski ka lavdëruar sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland dhe e ka këshilluar të mbetet në Bundesligë.
Norvegjezi kërkohet nga Real Madrid, pasi trajneri Zinedine Zidane, është admirues i madh dhe e do në “Santaigo Bernabeu”, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, polaku e ka këshilluar të qëndrojë në Bundesligë për një kohë më të gjatë, pastaj të bëj hapin tjetër.

“Ka potencial të madh, por ka ende kohë. Nuk dua ta vendos në ndonjë presion”.
“Nëse punon shumë, mund të bëhet edhe më i mirë dhe të arrij nivelin më të lartë. Do të ishte mirë të qëndronte në Bundesligë për një kohë më të gjatë, para se të bëj hapin e radhës”, deklaroi ai.
Lewandowski gjatë viteve të mëhershme është kërkuar nga Real Madrid, Barcelona, Manchester City dhe PSG, por i ka refuzuar të gjitha ofertat./arbresh.info.
ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Nigeri që vrau 29 pers...
Enver Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pr...
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...