Leverkuseni do të luaj sfidën e kthimit të 1/8 së finales në Europa League ndaj Qarbagut.
Ndeshja fillon nga ora 21:00, shkruan Arbresh.info.
Sfida e parë ka përfunduar me rezultat 2-2 në Azerbajxhan, me Leverkusenin që ishte në disavnatazh prej dy golave, mirëpo u rikthye në fund për të barazuar.
‘Aspirinat’ janë në një formë të mirë prej 36 ndeshjeve pa humbje dhe sot me një fitore do të arrijnë në çerekfinale.
Teksa edhe Qarabagu është në formë shumë të mirë ku në pesë ndeshjet e fundit nuk njeh për humbje.
Kujtojmë që këto dy skuadra u takuan edhe në fazën e grupeve këtë sezon ku triumfues doli Leverkuseni në të dyja ndeshjet./Arbresh.info/
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza...
Bora siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në...
Hoxhaj në Forumin e Davos-it: Pa reagim perëndimor, hegjemon...
Arrestohet pas tre muajsh 19-vjeçari që grabiti në Prishtinë