Leverkuseni ka marrë një barazim me rezultat 2-2 ndaj Qarabagut në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të 1/8 së finales në Europa League.
Azerët e nisën më mirë ndeshjen duke fituar pjesën e parë me dy gola epërsi, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht Benzia në minutën e 26-të, shënoi për epërsinë fillestare.
Ndërsa më fundin e pjesës së parë Juninho shënoi për 2-0.
Por Bayern Leverkuseni gjeti forcën dhe u rikthye në lojë.
Florian Ëirtz vetëm 12 minuta pas inkuadrimit në ndeshje, saktësisht në minutën e 70-të, shënoi për të ngushtuar epërsinë.
Ndërsa për barazimin e rezultatit u përkudes çeku Patrick Schick që realizoi në minutën e dytë shtesë të ndeshjes.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Leverkusen ku edhe përcakohet çerekfinalisti i Europa Leagues, nga kjo ndeshje./Arbresh.info/
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...