Barcelona është mposhtur me rezultat 2 me 1 mbrëmjen e sotme (e enjte) nga Levante.
“Blaugranët” kanë humbur me rezultat të ngushtë ndeshjen e parë në kuadër të xhiros së 1/8-ës në Kupë të Mbretit të zhvilluar si mysafirë kundër skuadrës së Enis Bardhit, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët arritën të krijojnë një epërsi prej dy golave gjatë pjesës së parë të takimit duke realizuar qysh në minutat e para të ndeshjes përmes Cabacos (4′) para se Mayoral të dyfishonte shifrat për 2 me 0 ende pa u bërë 20 minuta lojë.
Philippe Coutinho arriti të ngushtojë epërsinë duke shënuar për 2 me 1 në minutat e fundit të kohës së rregullt.
Në mungesë të superyjeve si Lionel Messi dhe Luis Suarez, Coutinho u tregua i saktë me goditjen e tij nga pika e bardhë në minutën e 85′.
Ndeshja kthyese mes dy skuadrave spanjolle zhvillohet më 17 janar./arbresh.info/
Gjykata i liron 10 të dyshuarit për manipulim me vota në raj...
Upamecano do ta vazhdojë kontratën me Bayernin
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...