Policia greke ka lëshuar një urdhërarrest gjatë të hënës kundër kryetarit të PAOK-ut, Ivan Savvidis, si dhe katër personave të tjerë.
Ky urdhërarrest është lëshuar, pasi biznesmeni ruso-grek u fut në fushë duke tentuar t’i qëroj hesapet me gjyqtarët, pas golin që iu anulua skuadrës së tij.

Në minutën e 89-të, gjyqtari e anuloi një gol të PAOK-ut për shkak të pozitës jashtë lojë dhe kjo gjë nuk i pëlqeu kreut të klubit, i cili hyri në fushë.
Por, sipas Skai TV, një prokuror ka nisur një hetim në natën e së dielës rreth Savvidisit që hyri në fushë me një armë në brez.
Sipas këtij mediumi është lëshuar një urdhër për arrestimin e tij dhe policia po e kërkon atë. Megjithatë, urdhërimi ka të bëjë vetëm me hyrjen e tij në fushë dhe jo me faktin se Savvidis pati një armë me vete.
Katër persona tjerë të përfshirë në incidentet që çuan në anulimin e ndeshjes së ligës kundër AEK-ut në mbrëmjen e së dielës gjithashtu kërkohen nga policia me kërkesë të prokurorit.
Askush, madje as oficerët e policisë në detyrë, nuk lejohen të mbajnë armë në stadiumet e futbollit.

Pas këtij rasti në një ndeshje aq të madhe, drejtuesit e shtetit kanë vendosur pezullimin e përkohshëm të kampionatit.
“Kemi vendosur të pezullojmë kampionatin. Nuk do të lejojmë rinisjen e kampionatit për aq kohë sa nuk do të kemi miratuar një ligj të ri, të konsoliduar me të gjithë aktorët, përfshirë dhe UEFA-n”, ka thënë ministri nga Ministria e Sporteve të Greqisë, Giorgos Vasiliadis. /arbresh.info/
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin