Njëri nga sulmuesit më të talentuar në futbollin kosovar, Leotrim Kryeziu edhe zyrtarisht është larguar nga Drita.
Djaloshi nga Kamenica pati paraqitje mjaftë të mira me Dritën ku ndihmoi bardh e kaltërtit të shpallen kampionë të Kosovës për herë të dytë pas luftës.
Por pas paraqitjeve të mira edicionin e kaluar me Dritën dhe me Kosovën U19, Kryeziu ka bërë hapin e madh në karrierë.
19-vjeçari është larguar në drejtim të kampionatit zviceran, ku ka nënshkruar kontratë me klubin e Luganos.
Kryeziu ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me skuadrën elitare në futbollin e Zvicrës.
Sulmuesi qendror ka qenë nën kontratë me Dritën, por nuk është publike se sa ka fituar klubi gjilanas nga ky transferim.
Në një postim të gjatë në rrjetin social Facebook, Kryeziu ka falënderuar klubin e Dritës dhe gjithë ata që i ndihmuan deri më tani në karrierë.
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...