Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci ka zbuluar se zgjodhi për rikthim te ish klubi i tij gjatë verës së para propozimit nga Real Madridi.
Reprezentuesi 31-vjeçar i Italisë është rikthyer te “Zonja e Vjetër” nga Milani pasi shpenzoi një sezon te “Rossonerët” dhe është sërish pjesë kryesore e mbrojtjes së tyre, transmeton portali arbresh.info.
“Më bëri krenar dhe ishte kënaqësi që një klub kaq i madh më kërkonte, gjë që do të thotë se jam duke bërë një punë të mirë”, ka thënë Bonucci në një intervistë për Diario AS.
“Por në fund, thirrja nga Juventusi dhe dëshira që të ndihem në shtëpi sërish bëri që zemra ime të ndjejë që Bianconerët kanë më shumë për të ofruar”
Madridi thuhet se është duke monitoruar për transferim mbrojtësin e FC Portos, Eder Militao, ndërkohë që Sergio Ramos dhe Raphael Varane janë përzgjedhja e parë në qendër të mbrojtjes./arbresh.info/
Dy gra dhe një burrë rrihen në shëtitoren e Mitrovicës
Dy persona ndalohen në Kaçanik për transport ilegal të druve...
DW: Diaspora hungareze, çfarë do të ndodhë pas Orban?
Një burrë gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë
“Grazie Edi”, Meloni shpërndan postimin e Ramës për marrëves...
Gjiganti anglez me ofertë prej 90 milionë eurosh për Arda Gu...