Lionel Messi ishte aq i dëshpëruar pas tronditjes në Ligë të Kampionëve nga Liverpooli në Anfield sa që thuhet se sulmuesi argjentinas shpërtheu në lot në zhveshtore.
Ëndrra e Barcelonës dhe Lionel Messit në Ligë të Kampionëve përfundoi mbrëmjen e kaluar pas një drame të madhe në Liverpool, ku pavarësisht fitores 3 me 0 në takimin e parë, ata u shkatërruan duke pësuar disfatë me rezultat 4 me 0, transmeton portali arbresh.info.
Ishte hera e dytë radhazi që skuadra e Ernesto Valverdes eliminohet për shkak se një gjë e tillë ka ndodhur edhe kundër Romas vitin e kaluar në çerekfinale. Këtë herë gjithçka ndodhi në Anfield, ku Messi dhe bashkëlojtarët e tij te Barcelona ishin të tronditur në fishkëllimën e fundit.
Sipas një raporti nga Guardian, duket se Messi me të arritur në zhveshtore nuk është mbajtur më duke shpërthyer në lot.
Për të përkeqësuar gjërat, ylli argjentinas ka kryer edhe një test anti-doping duke humbur kështu udhëtimin me autobus së bashku me pjesën tjetër të skuadrës.
Messi thuhet se ka qenë gjithashtu i përfshirë në një konfrontim me tifozët./arbresh.info/
La cara de Leo Messi al pasar por la zona mixta de Anfield. @ellarguero pic.twitter.com/NVrz8DG8Zm
— Adrià Albets (@AdriaAlbets) May 7, 2019
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Verm...
Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucione...
KFOR dhe Medica Kosova në mbështetje të grave të traumatizua...
Limi harron Albën, publikon foton e Armelës, ish-banore e “B...
PDK mobilizon strukturat për marshin “Drejtësi, jo politikë!...
AGK-ja nderohet me mirënjohje nga Policia e Kosovës