Barcelona ka pranuar dritën e gjelbër nga Lionel Messi për shitjen e sulmuesit Paco Alcacer.
Një klauzolë e përfshirë në kontratën e tij të re do të thotë se reprezentuesi argjentinas është i lirë për të gjykuar edhe marrëveshjet e gjigantit katalunas në merkato, transmeton portali arbresh.info. Sipas një raporti nga ‘Don Balon’, Lionel Messi ka rënë dakord që “Blaugranët” të heqin dorë nga sulmuesi Paco Alcacer.

Stili i lojës së Alcacer ka bërë që Barcelona të përpiqet për të gjetur një klub për të në Premierë Ligë. Megjithatë, 24-vjeçari thuhet se preferon rikthimin te skuadra e tij e mëparshme – Valencia.
Reprezentuesi i Spanjës ka shënuar 13 gola brenda 43 paraqitjeve qysh pasi iu Barcelonës nga Los Che në vitin 2016.
Evertoni dhe Crystal Palace janë dy klubet në Premierë Ligë që kanë të lidhura me transferimin e Alcacer në të kaluarën./arbresh.info/
“Ata nuk e pritën pranverën” – OVL e UÇK-...
Leonora Jakupi e thotë publikisht: Po, ndonjëherë e veshi je...
55 aksidente dhe rreth 2 mijë tiketa trafiku në 24 orët e fu...
Maqedonci:Partneriteti strategjik rrit standardet e sigurisë...
Themelimi i Bordit të Paqes, Rama: Javës tjetër vizitë në Ua...
Rubio siguron Zelenskyn për angazhimin e SHBA-së, por parala...