Lionel Messi dhe Sergio Busquets janë lënë jashtë skuadrës, ndërsa Kevin Prince Boateng është thirrur për ndeshjen e Barcelonës në Kupë të Mbretit kundër Sevillas.
Pasi la fillimisht në bankinë sulmuesin argjentinas në ndeshjen kundër Leganes të dielën, Ernesto Valverde ka vendosur për të pushuar plotësisht lojtarin kryesor për takimin e parë në çerekfinale, transmeton portali arbresh.info.
Nga ana tjetër, lojtari më i ri i Barcelonës – Boateng është përfshirë menjëherë në skuadër, në të njëjtën ditë kur kreu seancën e parë stërvitore si lojtar i Barcelonës.
Ndeshja mes Sevillas dhe Barcelonës zhvillohet të mërkurën./arbresh.info/
Skuadra e Barcelonës për ndeshjen kundër Sevillas: Jasper Cillessen, Marc-Andre Ter Stegen; Nelson Semedo, Gerard Pique, Clement Lenglet, Jordi Alba, Sergi Roberto, Thomas Vermaelen; Ivan Rakitic, Denis Suarez, Philippe Coutinho, Arthur, Carles Alena, Arturo Vidal, Riqui Puig, Oriol Busquets; Malcom, Luis Suarez dhe Kevin Prince Boate
Lufta në Lindjen e Mesme, sulmohet anija e mallrave në Ngush...
Kapet në Ferizaj dileri nga Shqipëria, i sekuestrohet droga
Pacolli takon në Londër të dërguarën speciale britanike për ...
65 aksidente trafiku brenda 24 orësh, policia shqipton mbi 2...
Dy raste të vjedhjes në Han të Elezit – grabiten stoli ari, ...
SHBA-ja thotë se 16 anije iraniane që vendosnin mina janë ‘e...