Lionel Messi vazhdon të jetë në formë të shkëlqyer para portës edhe këtë sezon.
Superylli argjentinas ka gjetur portën në ndeshjen mbrëmjen e sotme (e shtunë) të Barcelonës si nikoqir në Camp Nou kundër Valencias, shkruan portali arbresh.info.
Me këtë gol, Messi është bërë lojtari i parë në top pesë ligat më të mëdha në Evropë që ka shënuar 20 gola brenda këtij sezoni.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë u tregua i saktë me goditjen e tij nga pika e bardhë në pjesën e parë të ndeshjes kundër skuadrës së trajnerit Marcelino duke shënuar për 1 me 2 në minutën e 39′.
Barcelona pësoi dy gola të shpjeta gjatë kësaj ndeshje, njëra erdhi në kundërsulm nga Kevin Gameiro në minutën e 24′, ndërsa tjetra nga penaltia në minutën e 32′ nga Dani Parejo.
Sidoqoftë, gjiganti katalunas ka shans për të kthyer gjërat në favor të tyre brenda pjesës së dytë dhe Messi mund të realizojë sërish për regjistruar shkëputje ndaj rivalëve të tij me gola./arbresh.info/
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s