Messi po shijon një sezon magjik dhe ka shënuar 8 gola në gjuajtja e lirë, Ronaldo po vuan në këtë aspekt, nuk ka shënuar asnjëherë në sezonin 2018/19.
20 gola më shumë se Cristiano Roanldo, kjo e vërteton më së miri diferencën e Lionel Messit me të tjerët në edicionin 2018/19, raporton gazeta express.
Dikur i kishte specialitet, dhe vlerësohej si një ndër më të mirët kur vinte puna të goditjet e dënimit. Por, sot, Ronaldo ka mbetur prapa Messit.
Në sezonin 2018/19, sipas faqes për histori dhe statistika, “OptaJoe”, Messi ka shënuar 8 gola nga gjuajtjet e lira në 56 tentime për Barcelonën këtë edicion në të gjitha garat, kurse Cristiano Ronaldo ende nuk ka shënuar nga gjuajta e lirë në 24 tentime që ka pasur me Juventusin.
https://twitter.com/OptaJoe/status/1123898767718125568
Këtë sezon, Messi ka shënuar 48 gola në 46 paraqitje, Ronaldo 28 në 41 paraqitje – pra argjentinasi deri më tani ka shënuar 20 herë më shumë se portugezi.
Aktualisht, Leo është golashënuesi më i mirë në Champions League me 12 gola, golashënuesi më i mirë në Evropë me 34 gola dhe i vetmi që ka realizuar më shumë gola se ndeshje.
Ai është rrugës së mirë për ta fituar për herë të gjashtë “Këpucën e Artë”, teksa është favoriti numër 1 edhe për “Topin e Artë”.
Arrihet marrëveshja mes palëve, Milani do të marrë në huazim...
Australia rishikon shërbimet e inteligjencës pas sulmit terr...
“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyet...
Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, mbi 8 mijë hyrje-dalje...
Rama citon raportin e Këshillit të Evropës: Drejtësia shqipt...
42 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit