Juventusi ka konfirmuar se Mattia De Sciglio e ka pësuar një lëndim në kofshën e majtë dhe do të mungojë disa javë si pasojë.
Mbrojtësi anësor u lëndua në fitoren e Juventusit 2:0 kundër Bolognas në Serie A të hënën, transmeton Gazeta Express.
Kampioni italian njoftoi përmes një komunikatë se De Sciglio kreu teste mjekësore sot të cilat gjetën se ai e ka çarë bicepsin në kofshën e majtë.
“Testet e radhës do të mbahen pas 10 ditëve”, thuhet në njoftimin e bardhezinjve.
Kjo nënkupton se ai do të mungojë disa javë, gjë që do t’i shkaktojë kokëçarje trajnerit Maurizio Sarri duke qenë se mbrojtësi tjetër anësor, Alex Sandro është po ashtu i lënduar.
Ndërsa Danilo, po ashtu mbrojtës anësor, mori karton të kuq kundër Bolognas, që nënkupton se Juve do të jetë pa mbrojtës të majtë për ndeshjen e ardhshme me Lecce.
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër