Paris Saint Germain ka triumfuar në ndeshjen e Kupës, kundër skuadrës së Strasbourg, me rezultatin 2:0.
Por, në këtë fitore të rëndësishme, parisienët kanë marrë një lajm tejet të hidhur, duke “humbur” yllin e skuadrës, Neymar.
Braziliani pësoi një dëmtim në këmbë, dëmtim ky i cili ia pamundësoi vazhdimin e ndeshjes, dhe e vë në dyshim për ndeshjen kundër Manchster United, transmeton lajmi.net.
I dhimbshëm ishte momenti kur gjatë zëvendësimit, Neymar shpërtheu në lot si pasojë e lëndimit të pësuar.
Edhe më shqetësues është fakti se Neymar pësoi lëndimin në të njëjtën këmbë dhe në të njëjtën zonë sikur në fillimin e vitit 2018. Shpresojmë që lëndimi i tij mos të jetë serioz.


Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar