Neymar është lënduar pas një ore lojë në ndeshjen për Kupë të Francës kundër Strasbourgut mbrëmjen e sotme (e mërkurë).
Sulmuesi i Paris Saint Germain pranoi një top në krahun e majtë kur ngriti dorën duke i dërguar një sinjal trajnerit Thomas Muchel se ishte i lënduar dhe dukej se shpërtheu në lot derisa po largohej nga fusha, transmeton portali arbresh.info.
Neymar çaloi rëndë dhe dukej se kishte dhimbje të madhe në këmbën e tij të djathtë.
Në fillim të kësaj ndeshje, mesfushori Anthony Goncalves kishte kryer një ndërhyrje të rëndë ndaj tij.
PSG do të luajë në udhëtim kundër Manchester United në ndeshjen e tyre të parë në kuadër të xhiros së 1/8-ës në Ligë të Kampionëve më 12 shkurt dhe tashmë kanë probleme edhe me mesfushorin Marco Verratti, gjendja e të cilit nuk është e mirë.
Dy muaj më parë, Neymar ishte larguar nga fusha si pasojë e lëndimit në ijë gjatë ndeshjes miqësore të Brazilit kundër Kamerunit më 20 nëntor./arbresh.info/
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale