Pauza e kombëtareve sjell gjithnjë shqetësime fizike te futbollistët, probleme që më pas i vuajnë klubet.
Kështu ndodhi edhe në skuadrën e Juventusit, aty ku Danilo pësoi një dëmtim në sfidën e Brazilit me Venezuelën.
Raportimet e para ishin shqetësuese për kapitenin e bardhezinjve, megjithatë së fundmi flitet për një lëndim prej 20 ditësh.
Kështu, trajneri Massimiliano Allegri nuk do të ketë në dispozicion një nga lojtarët e tij shumë të rëndësishëm për ndeshjet me Milanin, Veronën, Fiorentinën dhe Cagliarin. Në fakt, për sfidën me sardët, Danilo edhe mund të rikuperojë.
Megjithatë, stafi mjekësor i “Zonjës së Vjetër” nuk e ka ndërmend ta rrezikojë 32-vjeçarin, edhe për shkak se trajneri Allegri kërkon ta ketë me patjetër në organikë për ndeshjen me Interin më datë 26 nëntor.
Kështu, Danilo do të humbasë grumbullimin e radhës me kombëtaren “Selecao” e pritet të rikthehet në fushë plotësisht i riaftësuar në fundin e muajit nëntor./ss
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...