Një tjetër lojtar i Kombëtares së Zvicrës është lënduar.
Pas Xherdan Shaqirit e Andi Zeqirit, Zvicra të niset për Serbi edhe me një mungesë tjetër.
Breel Embolo ka pësuar lëndim në stërvitjen e sotme dhe nuk do të jetë i gatshëm për lojë.
“Breel Embolo duhet të largohet nga kampi kombëtar për shkak të problemeve në gju dhe do të kthehet te Monaco” thuhet në njoftimin e Federatës së Zvicrës.
“Helvetikët” do të takohen me Bjellorusinë në kualifikueset e Kampionatit Evropian në ndeshjen që luhet në Novi Sad të Serbisë.
Më pas Zvicra luan të martën në Gjenevë kundër Izraelit.
Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshohet për presion ...
YIHR: Ligjërata për Specialen në “Xhevdet Dodë” u mbajt me l...
Mbeturinat pushtojnë rrugën ‘Goleška’ në Graçanicë – banorët...
Organizata që e organizoi ligjëratën rreth Speciales thotë s...
Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Liverpool...
TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen n...