Mesfushori dhe mbrojtësi i majtë i Kosovës, Benjamin Kololli është lënduar dhe pritet që t’i mungojë skuadrës FC Zurich për disa javë.
Këtë e ka konfirmuar me anë të një postimi në Twitter skuadra zvicerane ku ka thënë se Kololli ka pësuar një lëndim që do ta lë atë jashtë fushave për disa javë.“Në ndeshjen si mysafirë kundër FC Lugano, Benjamin Kollolli do të mungojë shkaku i një lëndimi muskulor dhe do të jetë jashtë për disa javë shkaku i këtij lëndimi”, thuhet në këtë postim.
“Shërim të shpejt, Benji!”.
Kujtojmë se Kololli ishte në një formë të mirë këtë sezon për Zurichun, ku kishte shënuar disa gola dhe bërë disa asistime./eo
Presidenca pret nga KPK proces të ri për përzgjedhjen e krye...
Spanja nis kufizimet e ujit të pijshëm, disa javë larg ̶...
Ambasadori amerikan takohet me xhudistët kosovare
Rusia kritikon Bullgarinë për devijimin e fluturimit të Lavr...
Dita e fundit, interesim i madh serbëve për regjistrim të ve...
Kransiqi: Qytetarët e Kosovës kurrë më shtrenjtë s’kanë pagu...