RB Leipzigu ka vendosur ta aktivizojë klauzolën për blerjen e Patrik Schickut – bën të ditur Kicker.
Sulmuesi çek është i huazuar në Bundesliga nga Roma dhe ka lënë përshtypje të mirë duke i shënuar shtatë gola në 15 paraqitje.
Kjo ka bërë që klubi gjerman të mendojë për blerjen e tij, duke qenë se në marrëveshjen e huazimit e ka edhe opsionin e nënshkrimit me 24-vjeçarin.

Mirëpo, që të ndodhë kjo Leipzigu duhet t’ia paguajë Romës 29 milionë euro, aq sa vlen lojtari sipas marrëveshjes mes dy klubeve.
Qëndrimi i Schick mund t’i hapë derë largimit të Yussuf Poulsen, i cili në muajt e fundit ka pasur më pak minutazh loje./telegrafi
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...