Leipzig ka njoftuar sot nënshkrimin e sulmuesit brazilian Romulo nga skuadra turke Goztepe, si zëvendësues i Benjamin Sesko, i cili është transferuar te Manchester United.
Njëzet e tre vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2030. Sipas mediave, marrëveshja kap vlerën prej njëzet e pesë milionë eurosh, përfshirë bonuset.
Sezonin e kaluar, braziliani ka shënuar trembëdhjetë gola dhe ka dhënë nëntë asiste në njëzet e nëntë ndeshje të kampionatit turk, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Leipzig.
Klubi gjerman ka pasur nevojë urgjente për një sulmues pas largimit të Sesko, i cili i është bashkuar United për tetëdhjetë e pesë milionë euro.
Leipzig po kalon një fazë rindërtimi, ku përveç Romulo, ka transferuar edhe talente premtuese si anësori Johan Bakayoko dhe mesfushori Arthur Vermeeren.
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE