Leicester City njihet si klub që nuk i lëshon aspak lehtë futbollistët kryesorë.
Mjafton të kujtojmë faktin që Jamie Vardy luan ende për “Foxes”, derisa Riyad Mahrez pas dy vitesh duke kërkuar të largohet, më në fund u shit te Manchester City.
E njëjtë Leicesteri po vepron edhe me dy yjet e skuadrës, Kasper Schmeichel dhe Harry Maguire.
“Mirror” raporton që Leicesteri ka vendosur ta mbajë Schmeichelin në ekip, pavarësisht ofertave që kanë ardhur për të. Rezistencë po bëhet edhe për Maguiren, i cili kërkohet nga Real Madrid dhe Manchester United.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës