Roy Hodgson thuhet se do i rikthehet menaxhimit me Leicester Cityn.
Ish trajneri i skuadrës kombëtare të Anglisë ka mbajtur negociatat me bordin drejtues të “Dhelprave” para disfatës që ata ia shkaktuan të hënën Liverpoolit me rezultat 3 me 1, transmeton portali arbresh.info.
Hudgson, siç raportojnë mediat angleze, do të rikthehej detyrës duke filluar punën tek kampioni në Premierë Ligë nëse ata nuk do të kishin mposhtur Liverpoolin.
Por, tani të gjithë janë duke pritur për takimin e së shtunës ndaj Hull Cityt para se Leicesteri të marrë vendimin për të vazhduar me trajnerin e përkohshëm aktual Craig Shakespeare apo të emëroj në pozitë Hodgsonin./arbresh.info

Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...