Leicester City ka shkarkuar trajnerin Brendan Rodgers pas humbjes së pestë në gjashtë ndeshjet e fundit në Premier League.
“Dhelprat” rrezikojnë rënien nga elita angleze, pas humbjes 2-1 nga Crystal Palace të shtunën.
Rodgers u emërua në shkurt të vitit 2019 dhe udhëhoqi klubin drejt triumfit të parë të Kupës FA në 2021.
Por në një deklaratë, kryetari Aiyawatt Srivaddhanaprabha tha se performancat dhe rezultatet këtë sezon kanë qenë “nën pritshmëritë tona të përbashkëta”.
“Ishte besimi ynë se vazhdimësia dhe stabiliteti do të ishin çelësi për korrigjimin e kursit tonë, veçanërisht duke pasur parasysh arritjet tona të mëparshme nën drejtimin e Brendan. Fatkeqësisht, përmirësimi i dëshiruar nuk ka ardhur dhe, me 10 ndeshje të sezonit të mbetura, bordi është i detyruar të ndërmarrë veprime alternative për të mbrojtur statusin tonë në Premier League,” shtoi ai.
OFFICIAL: Leicester part ways with manager Brendan Rodgers after four years at the club pic.twitter.com/Aefz2sjMnv
— B/R Football (@brfootball) April 2, 2023
Tashmë ka pasur 12 trajner që janë larguar nga klubet e Premier Leagues këtë sezon./Arbresh.info/
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës