Një tjetër El Clasico i legjendave është zhvilluar mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Katalunasit kanë fituar ndeshjen ndaj rivalit të përbetuar me rezultat 2-1 në një ndeshje të zhvilluar në Tokio të Japonisë.
Në këtë ndeshje golat për Barcelonën i realizuan Javier Saviola dhe një autogol të Fernando Sanz, ndërsa Balboa shënoi për Los Blancos me penallti.
Kjo ndeshje shënoi debutimin e Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta me skuadrën e legjendave të Barçës.
Saviola kaloi Barçën në epërsi pas një pasimi mbresëlënës nga Xavi, dhe argjentinasi përfundoi nga afër pas asistimit të Giuly.
Balboa barazoi për madrilenët në minutën e 77-të, duke shndërruar një penallti për 1-1.
Në minutat e fundit, krosi i shkëlqyer i Iniestës nga e majta bëri që Fernando Sanz ta dërgoj topin në golin e tij për t’i dhënë fitoren Barcelonës.
Në fund të ndeshjes, Andres Iniesta u nderua me një ceremoni të veçantë për tërheqjen e tij. Si gjest, ai mori një fanellë të Real Madridit me emrin e tij dhe numrin 6. /Telegrafi/
Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim
Rama: Parlamenti do të votojë shpalljen e Iranit si shtet sp...
Konfiskohen aparate lojërash fati dhe mbyllet lokal i paligj...
Haxhiu: Heqja e fusnotës, hap i rëndësishëm për Kosovën
Ylli i madh i Galatasarayt bëhet prioritet i Barcelonës
Forcat e mbrojtjes së NATO-s neutralizojnë raketën e tretë i...