“Topçinjtë” pësuan disfatën e tyre të tretë sezonale në Premierë Ligë ndaj Watfordit në Vicarage Road javën e kaluar.
Granit Xhaka u fajësua për golin e fitores nga Watfordi për 2 me 1 ndaj Arsenalit vikendin e kaluar, transmeton portali arbresh.info. Por, roli i mesfushorit shqiptar në golin ishte vetëm fundi i gjithë filmit. Para kësaj kishte ndodhur shumëçka.

Sipas legjendës së Arsenalit, Thierry Henry, aty ishin pesë ose gjashtë gabime individuale në mbrojtje që kishin ndodhur para se Xhaka të reagonte me ngadalësi pranë portës duke i lejuar Tom Cleverleyt të shfrytëzoj hapësirën para tij dhe t’i dhuroj Watfordit fitoren në shtëpi.

“Ne mund t’i shpjegojmë radhazi të gjitha. Këtu nuk është vetëm një person për tu fajësuar. Por duhet theksuar që mbrojtja e Arsenalit është një problem kolektiv dhe goditja ndaj Granit Xhakës nuk është zgjidhje”, ka thënë theksuar Henry.
Përveç Granit Xhakës, Mesut Ozili, ish ylli i Real Madridit, është kritikuar ashpër së fundmi për dështimin për t’i ndihmuar skuadrës në mbrojtje./arbresh.info/
Konjufca për çështjen e presidentit: Do shkojmë në zgjedhje ...
Trump: Ndaluam Iranin të pushtonte rajonin
Bëhen publike pamjet në gjykatë: Momenti kur terroristi serb...
FSK organizon garën “Ushtari më i mirë 2026”, marrin pjesë e...
Kryesia e re e LDK-së, kush mbeti jashtë dhe kush u shtua
KRU `Prishtina` paralajmëron ndërprerje të ujit në disa lagj...