Ish-futbollisti i famshëm i Juventusit e Romës, por edhe në rolin e ish-presidentit të Federatës Polake të Futbollit, Zbigniew Boniek, paralajmëron kombëtaren polake rreth përballjes së mbrëmjes me Shqipërinë.
Legjenda polake shprehet se kombëtarja e drejtuar nga trajneri Fernando Santos nuk e ka luksin të nënvlerësojë kuqezinjtë, sidomos pas disfatës në ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Çekisë me shifrat 1-3.
Boniek thekson se e sheh Shqipërinë një kundërshtar më të fortë se Çekia ndërsa shtoi se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për Poloninë.
“Ndaj Shqipërisë kombëtarja duhet të shpalosë një futboll krejtësisht të ndryshëm nga ajo që pamë me Çekinë”.
“Në mendimin tim, Shqipëria është më lart se Çekia. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por duhet të fitojmë me patjetër”, u shpreh Boniek.
Dueli mes Polonisë dhe Shqipërisë zhvillohet në PGE Narodowy stadium në Varashavë me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...